Diagnostika prenatale/ Ekzaminime para lindjes
Gati të gjitha bebet lindin shëndoshë në Gjermani.
Gjatë shtatzënisë dhe në lindje ju mund të ndiheni të sigurte dhe të shoqëruar në mënyrë kompetente.
Gati të gjitha gratë shtatzëna në Gjermani shkojnë – edhe kur janë shëndoshë – për kontrolle të rregullta preventive tek gjinekologia/ tek gjinekologu ose tek mamia. Në këtë përfshihen edhe tre ekzaminime të skanimit me ultratinguj. Ju duhet të merrni vendimin, nëse gjatë këtyre të kërkohet qëllimisht për veçori tek fëmija. Gjithashtu keni të drejtë të hiqni dorë nga ekzaminime të tilla.
Nga gjinekologia/gjinekologu ju ofrohen ekzaminime të tjera para lindjes (diagnostika prenatale), të cilat mund të zbulojnë sëmurje të mundshme ose zhvillime të gabuara tek fëmija e palindur.
Këto ekzaminime mund të ndikojnë tek ju në mënyrë qetësuese, por edhe shqetësuese, sepse në rastet më të rralla do të ketë një mundësi për një trajtim të fëmijës. Gjithashtu ekzaminimet zakonisht nuk mund të japin fakte të sakta për shkallën e sëmurjes ose të aftësisë së kufizuar. Ne ju këshillojmë për vendimin pro ose kundër ekzaminimeve para lindjes (Këto ekzaminime mund të kenë kosto të larta).
Nëse u gjet një veçori tek fëmija juaj, ne ju mbështesim intensivisht gjatë përgatitjes së lindjes së fëmijës suaj.
Ne ju japim informacione rreth ofertave mbështetëse për prindër, të cilëve do t´u lindet një fëmijë me aftësi të kufizuara.
Bebja juaj do të marrë shërbimin më të mirë para lindjes dhe gjatë lindjes. Mbas lindjes, nga ana e mjekësisë dhe nëpërmjet nxitjes së hershme, ajo përkrahet intensivisht në zhvillimin e tij fizik dhe shpirtëror.
Nëse nuk gjeni për veten asnjë alternativë për ndërprerjen e shtatzënisë, ne ju shoqërojmë dhe ju përkrahim në përballimin e këtij vendimi të vështirë.