Konsultim – çfarë do të thotë?
Mirë me shëndet – dhe megjithatë tek mjeku?
Ne duam t´ju japim një orientim të parë në sistemin social dhe shëndetësor gjerman dhe t´ju prezantojmë konsultimin tonë falas dhe të pavarur për gra shtatzënë.
Nëse ju jeni në hall, ose nëse keni nevojë për një këshillë, ju mund të shfrytëzoni shumë oferta konsultimi dhe ndihme.
Kjo është normale në Gjermani dhe gratë e pranojnë me dëshirë.
1. Shtatzëni:
Çdo grua dhe çdo burrë ka të drejtë për konsultime në pyetje të seksualitetit, të planifikimit familjar dhe në shtatzëni. (neni 2,1 Ligji për konflikte në shtatzëni)
Në kushtetutën tonë thuhet gjithashtu: "Çdo nënë ka një pretendim për mbrojtjen dhe kujdesjen e shoqërisë." Të gjitha gratë shtatzënë kanë të drejtë për ekzaminime të gjithanshme (çdo 4 javë, në të dy muajt e fundit çdo dy javë) tek mjeku ose tek mamia. Ju mund të zgjidhni lirisht mjekun/ mjeken / maminë, një kurs përgatitor për lindjen si dhe klinikën e lindjes. Ju merrni një pasaportë nëne dhe të paktën tre ekzaminime me eko. Që nga faza e planifikimit familjar, gjatë shtatzënisë dhe derisa fëmija mbush tre vjet, ju mund të shfrytëzoni konsultimin tonë.
Ne ju konsultojmë për pagesa sociale, në probleme financiare, në pyetje shëndetësore, në konflikte si çift, në kërkimin e një shtëpie, për ndihmën e një mamie, për oferta për familjen në kohën e lirë, për pajisjen për beben, për ndihma të hershme, në kontakte me zyrat shtetërore ... dhe gjithashtu ju drejtojmë drejt ofertave të përshtatshme konsultimi.
Pas lindjes ju merrni certifikatën e lindjes së fëmijës suaj tek Zyra e Gjendjes Civile, ju jeni nën kujdestari të mamisë suaj dhe ju shfrytëzoni mundësinë e ekzaminimeve parandaluese për fëmijën tuaj. Entit për Banim dhe Migrim, Zyrës Sociale përgjegjëse për ju dhe Entit Federal për Migrim dhe Refugjatë u nevojiten nga ju fotokopjet e certifikatës së lindjes.
2. Në konfliktin e shtatzënisë:
Ndonjëherë koha për një shtatzëni është tepër e papërshtatshme. Mbase ju jeni pa kurajë dhe të lodhur, nuk keni përkrahje, por në vend të kësaj keni halle dhe frikë nga e ardhmja?
Ne marrim kohë për ju dhe situatën tuaj të jetës dhe këshillojmë pa synuar nga ana jonë një rezultat të caktuar dhe duke ruajtur obligimin e mbajtjes së sekretit. Njëkohësisht ne kërkojmë bashkë me ju për perspektiva për një jetë me fëmijën dhe ofrojmë ndihma të shumëllojshme.
Nëse ju mendoni të bëni një ndërprerje të shtatzënisë brenda 12 javëve të para, ju ligjërisht jeni të detyruar të shkoni për konsultim tek një zyrë e akredituar nga shteti për konsultimin e grave shtatzënë. Midis konsultimit dhe ndërprerjes së shtatzënisë duhet të jetë një hapësirë kohore prej tre ditësh. Po të dëshironi, mbas përfundimit të konsultimit ju merrni vërtetimin e nevojshëm të konsultimit.
Ndërprerja e shtatzënisë mund të bëhet me anë të medikamenteve ose me anë të një operimi dhe duhet të kryhet nga një mjek. Nëse ju mbas një ndërprerjeje të shtatzënisë keni nevojë për biseda të tjera, konsulentja me patjetër merr kohë për ju.
3. Ekzaminime para lindjes:
Në shtatzëni gjinekologu ju ofron ekzaminime paralindjeje (diagnostikë prenatale), të cilat mund të zbulojnë sëmundje të mundshme ose zhvillime të gabuara tek fëmija e palindur, Këto ekzaminime mund të ndikojnë në ju në mënyrë qetësuese ose edhe rënduese. Ne ju këshillojmë gjatë marrjes së vendimit pro ose kundër ekzaminimeve të paralindjes (kostot!).
Nëse u konstatua një veçori tek fëmija juaj, ne ju përkrahim intensivisht në përgatitjen e lindjes së fëmijës suaj të sëmurë - nëse ju vendosni për një ndërprerje të shtatzënisë, ne ju shoqërojmë gjatë përballimit të këtij vendimi të vështirë.
4. Të mos kesh fëmijë kundrejt dëshirës tënde:
Nëse ju kërkoni azil në Gjermani, ju njëkohësisht nuk merrni pjesë në sigurimet e rregullta shëndetësore.
Ju merrni trajtim nëse ju jeni sëmurur keq. Veç kësaj, fëmijë, gra shtatzënë, viktima prej dhune dhe njerëz me aftësi të kufizuara mbrohen posaçërisht.
Nëse ju keni një dëshirë të paplotësuar për të lindur një fëmijë, kjo do të thotë për ju, që ju duhet t´i mbani vet plotësisht kostot e larta të trajtimeve të mjekësisë reproduktive.
Sado ju mund të shfrytëzoni kohën e pritjes për sigurim të rregullt shëndetësor dhe për një trajtim edhe për një diagnostikë (me kosto të vogla), p.sh. këqyrja e ciklit, ekzaminime sonografike dhe hormonale, spermiogramë...
Në këtë duhet të merret parasysh, që të ekzaminohet burri njëlloj si gruaja, sepse arsyet për një shterpësi gjinden kaq shpesh tek burri siç gjinden tek gruaja.
Në konsultimin tonë ne mund t´ju informojmë për pjellshmërinë tuaj, për proceset fizike, për shanse dhe risqe të trajtimeve, dhe njëkohësisht gjatë kohës së të dëshiruarit të një fëmije ne mund t´ju shkarkojmë përmes bisedave rreth marrjes me vajtim, zemërim, xhelozi, me mendimin që të ndihesh fajtor, me presionin e familjes, me konflikte si çift, me perspektiva për të ardhmen dhe me alternativa...
5. Dhunë:
Në Gjermani, gra dhe burra kanë të drejta të barabarta. Çdo lloj dhune fizike ose psikike kundër grave, burrave dhe fëmijëve, edhe brenda martesës dhe familjes, ndalohet dhe ndëshkohet. Ju lutem hapuni plot besim në konsultimet tona, ne ju drejtojmë të gjeni mbrojtje dhe ndihmë. Në rastin e një urgjence ju gjeni konsultim falas dhe anonim përmes numrit të telefonit për ndihmë në disa gjuhë: 08000 116016
6. Lindje anonime:
Nëse ju nuk shikoni rrugëdalje, nëse doni të fshihni shtatzëninë tuaj ose në hallin tuaj të merreni me mendimin të lindni fëmijën tuaj në vetmi - ju lutem shfrytëzoni ofertën tonë të konsultimit për lindjen anonime.
Ju mund të lindni beben tuaj me shoqërim mjekësor, pa zbuluar emrin tuaj. Ne ju këshillojmë dhe ju përkrahim para dhe mbas lindjes. Ju merrni të gjitha ndihmat që ju duhen. Të drejtat tuaja dhe të drejtat e fëmijës suaj mbrohen. Sado që situata juaj ju duket aktualisht si e pazgjidhshme - lindja anonime ju jep mjaft kohë, të vendosni edhe më vonë (në muajt e parë deri në përfundimin e procedurës së adoptimit) edhe për një jetë me fëmijën tuaj. Nëse ju nuk ndiheni në gjendje të jetoni me fëmijën, atëherë fëmija juaj rritet tek prindër të dashur adoptues. Ju nuk jeni vetëm! Ne ju përkrahim dhe ju shoqërojmë! (numër telefoni për ndihmë në disa gjuhë 0800 4040020).