Në konfliktin e shtatzënisë
1. Ne nga donum vitae kemi këtë opinion, që jeta është një dhuratë, edhe jeta e një fëmije të palindur. Sado ka situata në jetë, në të cilat problemet duken kaq të mëdha, që një vazhdim i shtatzënisë duket i pamundur.
Këto mund të jenë ndër të tjera pasiguri, halle, probleme shëndetësore ose financiare, konflikte si çift, ankthe, vetmi në situatën e re jetike, përvoja traume gjatë arratisjes ose vajtimi për njerëz të dashur.
2. Nëse luftoni me vendimin, të ndërpritni një shtatzëni, atëherë në Gjermani jeni të detyruar me ligj, që të shkoni brenda 12 javëve të para tek një agjenci konsultimi për konflikte në kuadër të sistemit shtetëror (neni 219 Kodi Penal) dhe të konsultoheni atje. Kjo dhe vërtetimi i konsultimit janë kushtet për një ndërprerje të padënueshme të shtatzënisë.
Biseda e konsultimit është falas dhe i nënshtrohet detyrimit për ruajtjen e sekretit. Pa miratimin tuaj me shkrim, konsultentes nuk i lejohet që t´i raportojë dikujt tjetër për ju ose probleme tuaja. Në rast nevoje mund të merret ndihma e një përkthyese, e cila gjithashtu i nënshtrohet detyrimit për ruajtjen e sekretit. Kështu ju mund të hapeni plot besim për të gjitha temat, për të cilat jeni në hall.
Bashkë me ju ne kërkojmë perspektiva për një jetë me fëmijën tuaj. Biseda shërben për t´ju dhënë kurajë dhe orientim. Biseda nuk zhvillohet drejt një rezultati të paracaktuar. Ne ju përkrahim në këtë, që të merrni një vendim tuajin dhe e respektojmë këtë vendim, pavarësisht se si ai të jetë.
Gra dhe burra mund të konsultohen vetëm ose si çift. Me gjithë dëshirë është e mundur, që të merret edhe një person tjetër me vete, ku keni besim, p.sh. nëna, motra ose një shoqe.
Po të dëshironi, ju merrni mbas mbylljes së konsultimit vërtetimin e nevojshëm të konsultimit nga konsulentja.
Ju mund të shfrytëzoni një ose disa biseda konsultimi, derisa jeni në gjendje të merrni një vendim të pjekur për një vazhdim ose një ndërprerje të shtatzënisë. Çdo gruaje i lejohet të marrë një vendim të tillë, edhe pavarësisht nga partneri i saj.
Si alternativë të ndërprerjes së shtatzënisë ekziston mundësia e një lindjeje në mënyrë konfidenciale ose mundësia e dhënies së fëmijës për adoptim. Konsulentja mund t´ju informojë ju për këtë në mënyrë të gjithanshme dhe t´ju ofrojë shumë ndihma.
Jashtë orarit të konsultimit dhe në situata urgjente ju mund t´i kontaktoni bashkëpunëtoret dhe bashkëpunëtorët të telefonit të ndihmës "Gra shtatzëna në hall" me numrin e telefonit 0800 4040020, falas, në disa gjuhë dhe 24 orë në ditë.
Konsultimi ynë ju përkrah edhe në probleme financiare dhe praktike (pagesa nga fondacione, punë, banim, shëndet, kujdestari fëmijësh, ndihma të tjera).
Çfarë duhet të dini rreth ndërprerjes së shtatzënisë
1. Midis konsultimit dhe një ndërprerjeje shtatzënie duhet të jenë të paktën 3 ditë. Ndërprerja e shtatzënisë mund të bëhet me medikamente ose me operim dhe duhet të kryhet nga një mjeke/ një mjeku.
Konsulentja ju ndihmon të gjeni një klinikë mjekësore, ku flitet gjuha juaj, dhe ajo mund t´ju shoqërojë deri atje, po qe nevoja. Ju mund të merrni me vete edhe një person të afërm për përkthim.
Një ndërprerje shtatzënie me operim zakonisht bëhet me narkozë të plotë në mënyrë ambulante në një klinikë gjinekologjie ose në një spital. Ju lutemi, organizoni, po qe mundësia, një shoqërim për rrugën e kthimit për në shtëpi dhe një kujdestari për fëmijët, ose pyesni konsultenten për mbështetje.
Një ndërprerje me anë të medikamenteve mund të bëhet maksimalisht deri në javën e 9-të të shtatzënisë. Në këtë ju pini (nën mbikëqyrjen e mjekut) dy medikamente me distancë prej dy ditësh, për të mbaruar shtatzëninë.
Hemorragji, pak përzierje dhe dhimbje të lehta janë shenja normale anësore. Por nëse ju keni temperaturë, dhimbje të forta barku ose hemorragji të forta, atëherë drejtohuni gjinekologes suaj/ gjinekologut tuaj.
Një kontroll pas trajtimit zhvillohet dy javë pas ndërprerjes së shtatzënisë.
2. Para së të urdhëroni të bëhet një ndërprerje shtatzënie tek ju, ju duhet të sqaroni, kush i merr përsipër kostot: Ato varen nga situata juaj financiare. Nëse ju jeni në punë dhe fitoni mjaft, ju duhet t´i mbani kostot vet. Nëse merrni pagesa si azilkërkuese ose merrni pagesa për të papunët ALG 2, një ndërprerje është falas për ju. Tek një sigurim shëndetësor ju merrni atëherë një vërtetim për sipërmarrjen e kostove.
3. Çfarë duhet të merrni me vete tek klinika mjekësore ose tek spitali: vërtetimin për sipërmarrjen e kostove, vërtetimin e konsultimit, fletën e rekomandimit për trajtim, kartën e sigurimit shëndetësor ose fletën e trajtimit dhe nëse keni, një vërtetim të grupit të gjakut ose pasaportën e nënës.
4. Nëse keni vendosur për një ndërprerje shtatzënie dhe nëse mbas kësaj keni më tepër nevojë për biseda, atëherë konsulentja jonë me patjetër ka kohë për ju dhe gjithashtu ju informon plot dëshirë për metoda kontracepsioni dhe planifikim familjar.
Ju lutemi, vini re, që tashme dy javë mbas një ndërprerjeje shtatzënie ekziston me ovulacionin vijues përsëri mundësia e një ngjizje të re.
Ne marrim kohë për ju – donum vitae.