Seksualitet dhe kontracepsion

Seksualitet dhe kontracepsion

Me listën e mëposhtme rreth proceseve fizike, seksualitetit dhe kontracepsionit duam t´ju nxisim, t'i bëni konsulentes sonë pyetje dhe të hyni në bisedë me të. Për burra, që kërkojnë konsultim, ka edhe konsulentë në gatishmëri.

 


Në trupin e gruas

Një njohje e mirë të funksionit të organeve gjinore është e rëndësishme për shëndetin, për një jetë seksuale të kënaqshme dhe për planifikimin ose shmangien e shtatzënive. Një grua ka organe gjinore të jashtme dhe të brendshme. Organet e jashtme gjinore tek gruaja, të quajtur edhe vulvë, janë buzët gjinore, hyrja e vaginës dhe klitori i ndjeshëm ndaj prekjes. Nëse asaj iu bë "synet" tek organet e saj gjinore, është e arsyeshme para një kontrolli mjekësor, në shtatzëni, para lindjes ose edhe kur ka shqetësime, që ajo të flasë plot besim me konsulenten e saj për gra shtatzëna, me qëllim që ajo të lidhë kontaktin me një mjeke/mjek ose mami plot respekt dhe me përvojë. "Cipa e virgjërisë" në hyrje të vaginës tek çdo grua duket shumë ndryshe. Gjendja e saj nuk lejon të thuhet me besueshmëri, nëse një grua është akoma e virgjër.

Organet e brendshme gjinore gjinden, të mbrojtura mirë, në pjesën e poshtme të barkut të gruas. Mbrapa vaginës gjindet mitra, e cila përmes gypave të fallopit ka kontakt me vezoret. Në vezoret ka një rezervë vezëzash, e cila konsumohet me kalimin e jetës së gruas. Në çdo muaj, në ciklin femëror, piqet një vezëz dhe kalon përmes gypit të fallopit në mitër. Gjatë rrugës së saj, ajo mund të fekondohet nga një spermatozoid mashkullor. Vezëza e fekonduar bën vetes një fole në membranën e mukozës, dhe një fëmijë fillon të rritet. Nëse vezëza nuk fekondohet, membrana e mukozës reduktohet gjatë menstruacionit vijues (gjatë menstruacionit në Gjermani gratë zakonisht përdorin tamponë ose peceta sanitare. Ato mund të blihen në supermarkete ose në markete drogerie).

Në trupin e burrit

Organet gjinore të dukshme të burrit janë penisi me kokën e penisit të ndjeshme ndaj prekjes dhe testikulat. Në testikulat prodhohen miliona spermatozoide. Gjëndra në brendësi të trupit prodhojnë lëngje, të cilat i transportojnë spermatozoidet dhe i mbajnë ato të lëvizshme, kur ato gjatë ejakulimit largohen nga trupi i burrit.

Marrëdhënia seksuale

Nëse të dy partnerët janë të eksituar seksualisht, burri e fut penisin e tij të forcuar në vaginën e gruas. Ky bashkim intim mund të sjellë një lumturi të madhe fizike dhe shpirtërore. Gjatë një marrëdhënieje seksuale të pambrojtur, por gjithashtu gjatë veprimeve të tjera seksuale, kur spermatozoide hynë në vaginë ose në hyrjen e vaginës, mund të lind një shtatzëni.

Vetëvendosje seksuale

Të gjitha veprimet seksuale duhet të jenë të vetëvendosura dhe vullnetare. Çdo grua e çdo burrë vendos vetë, si dhe me ke ai ose ajo do të jetojë seksualitetin. Dhunë seksuale, edhe në martesë, në Gjermani është e ndaluar. Askush nuk duhet të detyrohet për të bërë seks, ose që të martohet me një person të caktuar. Është e ndaluar, që persona të rritur të bëjnë seks me fëmijë ose me adoleshentë nën moshën 16 vjeç.

Ditë pjellore dhe jopjellore

Cikli i gruas mund të ketë zgjatje të ndryshme. Rreth dy javë para menstruacionit ajo i ka ditët e saj pjellore dhe mund të mbetet shtatzënë. Vezëza është vetëm për 12-24 orë e aftë për fekondim, spermatozoidet mund të mbijetojnë 4-7 ditë në trupin e gruas. Krijohet një fazë pjellorie prej disa ditësh, e cila, veçanërisht nëse cikli është i parregullt, mund të caktohet vetëm me vështirësi.

Të mbetesh shtatzënë

Nëse çifti ka dëshirë për një fëmijë, është e rëndësishme, që ai të ketë marrëdhënie seksuale vaginale (përmes vaginës) pa përdorimin e një prezervativi. Nëse pas një viti me marrëdhënie seksuale të pambrojtur nuk lind një shtatzëni, atëherë të dy partnerët bëjnë mirë të vizitohen nga mjeku.

Informim seksual

Në Gjermani, fëmijët dhe adoleshentët informohen nga prindërit, por edhe në shkollë për proceset fizike dhe rreth seksualitetit, duke i përshtatur moshës.

Kontracepsioni

Nëse gruaja nuk dëshiron ose nuk duhet të mbetet shtatzënë, ajo ka metoda të ndryshme kontracepsioni në dispozicion. Konsulentja për gra shtatzëna ose gjinekologia/gjinekologu e konsulton atë rreth sigurisë, rreth kostove dhe rreth pasojave shëndetësore.

Pilula e ndalon ovulacionin në mënyrë hormonale. Ajo është një mjet kontraceptiv shumë i sigurt, por sado jo pa efekte anësore.

Pajisja IUD prej bakri ose hormonale vendoset brenda mitrës, e kufizon lëvizshmërinë e spermatozoideve dhe e ndalon implantimin e vezëzës së fekonduar. Ajo është veçanërisht e përshtatshme për gra që tashme kanë lindur fëmijë.

Implanti hormonal, injeksioni tremujor, ngjitësi hormonal dhe unaza vaginale janë metoda hormonale kontracepsioni me siguri të lartë, por të varur nga aplikimi korrekt.

Një diafragmë është një kësulë elastike prej materiali artificial, e cila, në kombinim me një spermicid, vendoset në vaginë para hyrjes së mitrës. Edhe këtu siguria varet nga aplikimi korrekt.

Me metoda natyrale, si me matjen e temperaturës ose vrojtimin e rrjedhjes së qafës së mitrës, një shtatzëni nuk mund të shmanget në mënyrë të sigurt. Metoda e "tërheqjes", e ashtu quajtur "koiti i ndërprerë", ofron gjithashtu vetëm mbrojtje të pasigurt.

Prezervativi është e vetmja metodë kontraceptive, përveç sterilizimit, që aplikohet nga burri. Me një aplikim korrekt, prezervativë mund të parandalojnë një shtatzëni të padëshiruar në mënyrë të sigurt, dhe përtej kësaj ata ofrojnë një mbrojtje nga HIV dhe nga sëmundje të tjera seksualisht të transmetueshme.

Pilula mbrapa është një metodë të urgjencës, e cila aplikohet mundësisht herët, jo më vonë së 3-5 ditë pas marrëdhënies seksuale të pambrojtur dhe para ovulacionit. Pilula mbrapa e shtyn ovulacionin për disa ditë.

Një infeksion me HIV është e mundur, nëse virusi hyn në trup në sasi të konsiderueshme (përmes gjakut, spermës, rrjedhjes së vaginës, qumështit të gjirit, si dhe përmes veprimeve seksuale kur ka plagë tek organet gjinore, tek anusi gjatë marrëdhënies anale ose në gojë gjatë marrëdhënies orale). Prezervativë mbrojnë! Një grua shtatzënë, një grua duke lindur ose duke dhënë gji mund të infektojë beben e saj. Një infektim e fëmijës mund të shmanget përmes medikamenteve. Gruaja bën mirë të konsultohet nga mjeku.

Prezervativë mbrojnë edhe nga sëmundje seksualisht të transmetueshme, si p.sh. sifili, gonorrhoe ose hepatiti B.

Më shumë informacione gjinden të portalet e internetit www.zanzu.de dhe www.bzga.de të Institucionit Federal për Informim Shëndetësor Bundeszentrale für gesundheitliche Aufklärung (BZgA).

 

CookieHinweis

[DE] Die auf dieser Website verwendeten Cookies dienen ausschließlich der technischen Bereitstellung des Webangebotes. | [EN] The cookies used on this website serve exclusively for the technical provision of the web offer.